Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka reaguar pas lajmit për dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë, Rifat Latifi, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Qeveria Kurti prej kohësh ka dhënë dorëheqje prej shëndetësisë.
“Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje prej ministrisë, por Qeveria Kurti moti ka dhënë dorëheqje prej shëndetësisë”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Blic/


