Lajme

Krasniqi: Qeveria kërkon përplasje për të hequr vëmendjen nga koordinimi Kurti-Radojiçiq

07/15/2023 14:31
nga:Y I

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas deklaratës së Minsitrit Xhelal Sveçla, ku etiketohen gazetarët dhe veteranët, raporton Gazeta Blic.

Krasniqi në reagimin e tij thotë se Qeveria e Albin Kurtit po kërkon përplasje.

Ai tutje shton se një ministër ‘pa karakter del me fyerje të tilla për të eskaluar protestën e thirrur nga veteranët”

“Gjithsesi, kjo është vetëm një tentativë e ulët e Qeverisë, e dështuar në të njëjtën kohë që përmes nxitjes dhe skandalit të radhës ta heq vëmendjen nga koordinimi i Albin Kurtit me Millan Radojçiqin, përmes shefes së Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila”

Ai i ka ftuar veteranët dhe të gjithë pjesmarrësit sot në protestë për vetpërmbajtje dhe qetësi, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

Qeveria kërkon përplasje!

Përmes një deklarate skandaloze dhe fyese ndaj veteranëve dhe gazetarëve, nxitëse mbi të gjitha – Qeveria e Albin Kurtit po kërkon përplasje.

Vetëm një Qeveri e dështuar, e papërgjegjshme dhe pa fijen e ndërgjegjes, përmes veprimeve të saj, kërkon dhunë në mesin e popullit të saj.

Veteranët kanë paralajmëruar sot protestë paqësore, për të kërkuar respekt dhe dinjitet nga një Qeveri e cila po i diskriminon në çdo hap e vendim.

Pikërisht, për ta eskaluar këtë protestë që veteranët tanë të përballen me policinë, vëllezërit dhe motrat e veta, një ministër pa karakter si Xhelal Sveçla del me fyerje dhe nxitje të tilla.

Kjo Qeveri e ka humbur arsyen. E ka humbur rrugën. Shpëtimin, sikur gjatë gjithë historisë së saj, e kërkon në përplasje civile.
Turp i madh! Fatkeqësi e madhe!

Gjithsesi, kjo është vetëm një tentativë e ulët e Qeverisë, e dështuar në të njëjtën kohë që përmes nxitjes dhe skandalit të radhës ta heq vëmendjen nga koordinimi i Albin Kurtit me Millan Radojçiqin, përmes shefes së Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila.

Përgjimet dëshmuan se kush me kë po koordinohet dhe me kë po bashkëpunon – edhe në dëm të interesit të vendit.
Ftoj veteranët dhe të gjithë pjesëmarrësit sot në protestë për vetëpërmbajtje dhe qetësi. Mos bini pre e këtij orkestrimi antikombëtar!