Lajme

Krasniqi publikon video me sjelljet brutale të policisë serbe ndaj RTP-së

07/05/2022 14:37
nga:Q R

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shpërndarë një video  të 5 korrikut të vitit 1990, në të cilën shihen sjellje brutale të policisë serbe, gjatë zbatimit të masave të dhunshme ndaj Radio Televizionit të Prishtinës, shkruan GazetaBlic.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se “ndikimi i RTP-së në atë kohë ishte shumë i madh, andaj, edhe sot, shprehim nderim për të gjithë ato gra e burra që krijuan kulturën e komunikimit me qytetarët, duke ia trupëzuar me fjalë e me pamje interesin jetik të rezistencës deri në çlirim”

Shkrimi i plotë:

Pamjet e sjelljes brutale të policisë serbe, të 5 korrikut 1990, gjatë zbatimit të masave të dhunshme ndaj Radio Televizionit të Prishtinës nga qeveria e Serbisë, mediumit të parë në gjuhën shqipe, janë pasqyra e mendësisë e cila shënonte fillimin e fundit të okupimit.
Sulmet ndaj fjalës së lirë të medias në gjuhën shqipe dhe krijimit të territ informativ, me masa të pashembullta represive të qeverisë së atëhershme të Serbisë, dëshmonin se liria nuk ishte larg.
Ndikimi i RTP-së në atë kohë ishte shumë i madh, andaj, edhe sot, shprehim nderim për të gjithë ato gra e burra që krijuan kulturën e komunikimit me qytetarët, duke ia trupëzuar me fjalë e me pamje interesin jetik të rezistencës deri në çlirim.
Nderim i përjetshëm për kontribuuesit e RTP-së, të cilët me emisionet me vlerë të çmuar kanë qenë pranë të vërtetës, duke artikuluar interesin nacional për liri të qytetarëve të Kosovës kundër një regjimi gjakatar në rrugën e pakthyeshme të kapitullimit!