Gazetari Vullnet Krasniqi vlerëson se propozimi i kreut të LDK-së për një qeveri tranzitore dhe unifikuese, është ide që nuk mund të funksionojë.
“Nuk funksionon kjo ide. Më shumë e shoh këtë si njëfarë ideje apo si potez politik të Lumir Abdixhikut për të dalë në pah si një parti e cila nuk është në narrativën përçarëse, por është më shumë që po do të unifikojë”.
“Por tani sa mund t’i unifikojë partitë tjera një parti e tretë, PDK-në dhe Vetëvendosjen që kanë qëndrime që janë si dy parti kryesore në Kosovë.. unë këtë e vë në dyshim”, deklaroi Krasniqi në emisionin Rubikon në Klan Kosova, duke shtuar se pozicioni i LDK-së duhet të jetë pak më i guximshëm.


