Lajme

Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenier: Ishte kënaqësi të bashkëpunojmë në këtë rrugëtim

12/19/2024 13:20
nga:N K

Kryetari nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, shkruan GazetaBlic.

Ai në emër të tij dhe të partisë ka shprehur mirënjohje ndaj Hovenier për kontributin e tij në proceset dhe situatat sfiduese për Kosovën.

“Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ambasadorit Hovenier i shpreha mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm në procese dhe situata sfiduese për Kosovën. Me këtë rast, ia dhurova fotografinë tonë të përbashkët nga takimi ikonik i vitit 2010, si pjesë e delegacioneve të kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe nënpresidentit Joe Biden”, shkroi ai.

‘‘Ishte kënaqësi të bashkëpunojmë në këtë rrugëtim. Suksese të mëtejme miku ynë!’’, tha ndër të tjera Krasniqi.