Lajme

Krasniqi: Presim që PDK-ja do të dal partia e parë në diasporë

01/20/2025 21:40
nga:Lorik J

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, në një intervistë në Rubikon, ka deklaruar se i janë futur fuqishëm fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe se me punën në degët në diasporë presin rezultat shumëfish më të mirë.

Krasniqi e pranon se kanë pasur ngecje në organizimet në diasporë. Ai thotë se për disa vite me radhë Partia Demokratike e Kosovës nuk kishin qenë aktive atje, pasi thotë se ia kishin lënë punën me qytetarë amasadave e konsullatave.

Sipas tij, ky pasivitet i tyre është shfrytëzuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Kemi ristartu komplet me organizim në diasporë këto tre-katër vitet e fundit. I kemi mbi 120 nëndegë të organizume në ma shumë se dhjetë degë anë e mbanë Evropës deri në Kanada. Jam i bindur që rezultati aktual do të jetë krejtësisht ndryshe. Do të jetë shumëfish më shumë se aq”, tha Krasniqi.

Krasniqi shpreson se PDK do të dal partia e dytë në votat e diasporës.

“Mendoj se statistikat do t`i shohim pas një muaji. Pritjet tona janë pa dhënë një numër të saktë, shumëfish më shumë sesa 5 mijë votëshi i vitit 2021. Por, normalisht do të varet nga numri i dërgimit të letrave. Ju e shihni janë 56 mijë të vota të aprovuara por kanë qenë 102 mijë të regjistruar, por kanë dështuar mbi 45 mijë vota. Nuk besoj që do të jetë ky rast pasi që pres dhe shpresoj që janë mbi 80-85 mijë vota të vlefshme dhe jam i bindur që PDK është partia e parë ose e dytë“, tha Krasniqi.