Profesori dhe analisti Milazim Krasniqi, ka thënë se opozita e ka detyrë që ta kundërshtojë qeverinë, por për marrëveshjen e Ohrit, ai thotë se opozita duhet të jetë e lumtur që qeveria Kurti e ka marrë mbi vete pjesën më të vështirë, federalizimin e Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ky plan ose copëtimi i Kosovës do t’i imponohej çdo qeveria, por për simbolikë iu faturua Kurtit e VV-së, për të treguar se askush në Kosovë nuk mund ta refuzojë vullnetin dhe planet e Fuqive të Mëdha.
Postimi i tij i plotë:
Opozita e ka detyrë ta kundërshtojë qeverinë. Por, në rastin e Marrëveshjes së Ohrit, opozita duhet të jetë e lumtur që qeveria Kurti ka marrë mbi vete pjesën më të vështirë e më të ndyrë të punës, pra, federalizimin e Kosovës. Ky projekt (ose copëtimi) do t’i imponohej çdo qeverie një ditë, sepse është plan ndërkombëtar. Iu faturua Kurtit e LVV për simbolikë, për të treguar se askush në Kosovë nuk mund ta refuzojë vullnetin dhe planet e Fuqive të Mëdha, sado që bën zhurmë.


