Të dielën, u mbajt mbledhja e parë e përbashkët e dy Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, në vigjilje të një feste shumë të rëndësishme kombëtare.
I pranishëm ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës i cili kujton dhe nderon heronjtë e kënduar dhe të pakënduar nga dy shtetet tona, të cilët me guximin, ëndrrën dhe vizionin e tyre mundësuan këtë ditë.
Sipas tij, amaneti dhe pesha e përbashkimit vjen nga Skëderbeu, përcillet te Ismail Qemaili e ndizet përsëri në Prekaz, te Adem Jashari dhe UÇK-ja.
Shkrimi i plotë:
Sot, në Tiranë, në mbledhjen e parë të përbashkët të dy Kuvendeve tona, në vigjilje të një feste shumë të rëndësishme kombëtare.
Sot, bashkë, kujtojmë dhe nderojmë heronjtë e kënduar dhe të pakënduar nga dy shtetet tona, të cilët me guximin, ëndrrën dhe vizionin e tyre mundësuan këtë ditë.
Sot, bashkë, falënderojmë secilin shqiptar, andej dhe këtej kufirit, të cilët me rezistencën, sakrificën dhe përpjekjen e vazhdueshme jetësuan aspiratat shekullore.
Amaneti dhe pesha e përbashkimit ndër ne vjen nga Skëderbeu, përcillet te Ismail Qemaili e ndizet përsëri në Prekaz, te Adem Jashari dhe UÇK-ja.
Kjo flakë shekullore, që ngrohë e ndriçon vazhdimisht zemrat, mendjet dhe rrugët tona, le të jetë udhërrëfyes i përjetshëm i kombit tonë drejt unitetit e suksesit.
Urime, shqiptarë!


