Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në kuadër të “Javës së Pavarsisë” ka takuar koleget deputetë që ishin pjesë e legjislaturës së vitit 2008, raporton Gazeta Blic.
Krasniqi tha në shkrimin e tij se përmes nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë, me 17 shkurt 2008, u jetësua një ëndërr shekullore e popullit tonë për liri.
“Përmes nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë, me 17 shkurt 2008, u jetësua një ëndërr shekullore e popullit tonë për liri, u shpagua sakrifica titanike e qytetarëve tanë dhe u përmbush edhe ideali i dëshmorëve të rënë në rrugën e lirisë.Përjetësisht mirënjohës veprimtarëve, intelektualëve, humanistëve, luftëtarëve, dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe të gjithë atyre që në njërën apo tjetrën mënyrë, mundësuan lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë” shkruan Krasniqi raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë:
15 vjet më parë, kisha fatin dhe nderin e madh jetësor që, së bashku me këto gra dhe burra, por edhe kolegë të tjerë, si deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, të marrim pjesë në shkrimin e historisë së re të popullit dhe shtetit tonë.
Për të evokuar atë periudhë të papërsëritshme dhe për t’u shprehur mirënjohen e thellë e falënderimin e përhershëm, në kuadër të aktiviteteve për Javën e Pavarësisë, dje takova kolegët e mi të asaj legjislature historike.
Përmes nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë, me 17 shkurt 2008, u jetësua një ëndërr shekullore e popullit tonë për liri, u shpagua sakrifica titanike e qytetarëve tanë dhe u përmbush edhe ideali i dëshmorëve të rënë në rrugën e lirisë.
Përjetësisht mirënjohës veprimtarëve, intelektualëve, humanistëve, luftëtarëve, dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe të gjithë atyre që në njërën apo tjetrën mënyrë, mundësuan lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë.
Qoftë e përjetshme Kosova!