Distria Krasniqi i ka siguruar medalje tjetër Kosovës.
Xhudistja nga Kosova është kualifikuar në finalen e Grand Slam të Parisit për kategorinë -52 kg, shkruan GazetaBlic Sport.
Në gjysmëfinale ajo mposhti me IPPON zviceranen,Fabienne Kocher.
Krasniqi ndeshet në finale me xhudisten franceze, Amadine Buchard, e cila do të ketë avantazhin për shkak se lufta zhvillohet në vendin e saj.
/GazetaBlic Sport/


