Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, njëherësh deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Ministrave për liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ky është lajm i mirë por shumë i vonuar për shkak të VV-së.
Postimi i saj i plotë:
Vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e vendit, por i vonuar shumë për shkak të partisë në pushtet, e cila ka qenë pengesë e këtij procesi.


