Lajme

Krasniqi për protestën e njësive policore: Kjo është e vërteta e kësaj Qeverie të paaftë

11/01/2023 13:32
nga:N K

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar për protestat e pjesëtarëve të Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës dhe të Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, shkruan Gazeta Blic.

Ai me an të një postimi në Facebook, ka thënë se kjo është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë.

“Këtë fotografi nuk është dashur ta shohim kurrë! Posaçërisht, pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit tonë.”

“Njësiti Special Intervenues dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, krenaria e shtetit tonë, detyrohen të protestojë para Qeverisë së vendit të vet, kundër injorimit dhe nënçmimit që po ju bëhet nga ta.”

“Përtej fjalëve boshe për Policinë e Kosovës, fatkeqësisht, kjo fotografi është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë.”

Postimi i plotë: