Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ashpër pas publikimit të përgjimit mes deputetes Kusari-Lila dhe kriminelit Millan Radojciq, raporton GazetaBlic.
Ajo akuzoi Kryeministrin Albin Kurti për koordinim me Radojciqin për çdo veprim dhe votim në Kuvend.
“Koordinimi me kryekriminelin dhe terroristin Millan Radojciq është i qartë. Albin Kurti ka dhënë urdhra për këto veprime. Le të tregojë çfarë kërkesash i ka plotësuar Millanit në këmbim të votave,” tha Krasniqi.
Ajo e cilësoi këtë situatë si “pazare në dëm të Republikës” dhe përfundoi me një thirrje: “Ju ka ardhur fundi, Kryeministër.”


