Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka informuar Kryesinë për zhvillimet e fundit politike në vend, raporton Gazeta Blic.
Krasniqi i ka njoftuar në lidhje me takimet që ka patur me akterët vendorë dhe ndërkombëtare si dhe me ndërmjetësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak.
Ai ka thënë se qëndirmi i PDK-së mbetet konsistent dhe i pandryshueshëm në raport me këtë marrëveshje e cila është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për një progres final.
“Qëndrimi i PDK-së mbetet i konsistent dhe i pandryshueshëm në raport me këtë marrëveshje, e cila është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për një progres final, të cilin e kanë pritur të gjithë qytetarët e Kosovës” thuhet ne njoftim, raporton Gazeta Blic.


