Lajme

Krasniqi për Komisionin Hetimor: Kurti mundet me e vonu, por jo edhe me ndalë

04/28/2022 13:44
nga:G C

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është deklaruar rreth bllokimit të krijimit të Komisionit Hetimor për Energji, ku ka thënë ky hetim nuk mundet me u ndalë.

Ai në fjalën e tij në Parlament shtoi, se Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, mundet ta vonojë këtë hetim, por jo edhe me ndalë atë.

“Albin Kurti mundet me e vonu këtë hetim por nuk ka me u ndalë, kanë me dalë krejt përgjegjësit”, tha ai.

Krasniqi tha se nga VV-ja kanë filluar të besojë edhe vetë mashtrimet e manipulimet e veta.

“Jeni tu ikë. Me këtë mos përgjegjësi, po ikni edhe prej mandatit të deputetit që e keni. Kujna ia keni borxh ketë mandat, Berishajt, bizneseve të energjisë apo qytetarëve që po e paguajnë 100% me shtrenjtë energjinë. Krejt po i hetojna. A po mendoni që kem naj dert a naj tutë a? Keni nisë me ju besu edhe atyre mashtrimeve e manipulimeve tuaja. Jo veç energjinë po çka të doni”, shtoi Krasniqi, transmeton lajmi.net.

Ai tha po ashtu se hetimi parlamentar është instrumenti kryesor që ka opozita dhe se nuk ka ndodh asnjëherë në të kaluarën, që pushteti me ndalë hetime të tilla.

“Është për keqardhje fakti që në këtë Kuvend, për shkak të arrogancës së numrave të fuqishëm që i keni shumicë e pushtetit e që i keni e keni shndërrua në tifozëri. Sepse ky s’është mandati i deputetit. Hetimi parlamentar është instrumenti kryesor që e ka opozita në dispozicion e jo pushteti. Përtej kësaj, hetimi parlamentar është raporti që krijon kuvendi me qeverinë që e ka zgjedh. Pra ne, në këtë legjislaturë, në kuptimin legal kemi të drejt me hetu punën e qeverisë që e ka zgjedh ky Kuvend. Nuk ka ndodh asnjëherë në historinë e parlamentarizmit, me devij prej kësaj rregulle demokratike, parlamentare. Dhe me thanë se kjo legjislaturë të merret me punën e qeverive që i kanë zgjedh legjislaturat e tjera. Nuk ka ndodh asnjëherë në të kaluarën, që me tentu me çdo kusht me e blloku opozitën prej një të drejte bazike që ia jep ligji. Të drejtën me u thirr në llogari dhe me hetu qeverinë.”, tha Krasniqi.