Lajme

Krasniqi për deklaratat e ashpra kundër PDK-së: “Unë u kam thënë janë hajna, janë rrugaçë, e kanë vjedhë vendin, nuk pendohem”

07/20/2022 22:12
nga:Astrit Gashi

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe sipërmarrësi kosovar në SHBA, Florin Krasniqi ka folur për deklaratat e tij të ashpra kundër partisë në pushtet, PDK-së, kur ai ishte pjesë e politikës.

Krasniqi ka thënë se asnjëherë nuk e kishte ulur nivelin i pari.

“Unë u kam thënë janë hajna, janë rrugaçë, e kanë vjedhë vendin, e kanë përdhunu vendin”, ka thënë ai në Pressing.

Ai ka thënë se nuk i ka rënë pishman fjalëve të tij në asnjë moment.

Konfliktin fizik që ai e kishte me deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, Krasniqi e ka arsyetuar. E po ashtu, Ka thënë se një ditë do ta botojë një libër që lidhet me të pathënat e luftës.

“Po pse jo, kur thotë e ki gruan shk***. Unë di shumëçka për luftën. Do ta shkruaj një libër e do ta botoj kur të vdesë. Luftrat civile nuk janë të mira, luftra guerile e Kosovës ishte më e mira. Mas luftës kur e morën pushtetin e degraduan shtetin për interesa personale dhe përfitime të tyre”, tha Krasniqi në T7.