Lajme

Krasniqi për arrestimin e asambleistit të VV-së: “Në gjendje normale politike e mentale, banditët janë vetëm banditë”

08/15/2023 13:00
nga:N K

Publicisti Milazim Krasniqi, përmes një postimi në facebook, ka komentuar arrestimin e asambleistit Besnik Mujeci nga VV-ja. Ku ka thënë se në gjendje normale politike e mentale, banditët janë vetëm banditë.

“Ka perëndu koha e banditave” shkruante Besnik Mujeci i LVV, i cili u kap me 11.300 doza drogë në Shqipëri”, ka shkruar Krasniqi.

“Në gjendje normale politike e mentale, banditët janë vetëm banditë. Nuk përfaqësojnë parti e programe politike”, shkruan tutje Krasniqi.

Sipas Krasniqit LVV-ja e ka lancuar idenë se banditët janë përfaqësues të partive kundërshtare.

“Tash i duhet të ballafaqohet me Frankeshtajnin propagandistik, të cilin e ka krijuar vetë”, përfundon Krasniqi.