Lajme

Krasniqi për 1 Majin: S’kemi arritur që të sigurojmë trajtimin meritor për çdo punëtor

05/01/2023 13:03
nga:N M

Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi në ditën ndërkombëtare të punëtorëve ka thënë se si shoqëri dhe institucione Kosova nuk ka arritur të sigurojë trajtimin meritor për punëtorët, raporton Gazeta Blic.

“Si shtet e si shoqëri ende s’kemi arritur që të sigurojmë trajtimin meritor për çdo punëtor, në cilindo sektor që punon. Për më shumë, sfidën e madhe të emigrimit masiv të të rinjve tanë që kërkojnë një perspektivë larg Kosovës, duhet ta tejkalojmë përmes angazhimit konkret në krijimin e një ambienti të favorshëm që ofron mundësi të barabarta, vende pune me paga konkurruese dhe vlerësim të drejtë për kontributin e punëtorëve”, ka shkruar ai ndër të tjera në llogarinë e tij në Facebook.

Reagimi i plotë:

Sot, më 1 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, shpreh mirënjohje për rolin dhe kontributin e secilit punëtor në shoqëri, duke u zotuar për krijimin e kushteve më të mira të punës, respektimin e plotë të të drejtave të tyre, paga dinjitoze dhe mundësi më të shumëta për të gjithë.
Si shtet e si shoqëri ende s’kemi arritur që të sigurojmë trajtimin meritor për çdo punëtor, në cilindo sektor që punon. Për më shumë, sfidën e madhe të emigrimit masiv të të rinjve tanë që kërkojnë një perspektivë larg Kosovës, duhet ta tejkalojmë përmes angazhimit konkret në krijimin e një ambienti të favorshëm që ofron mundësi të barabarta, vende pune me paga konkurruese dhe vlerësim të drejtë për kontributin e punëtorëve.
Urime 1 Majin të gjithë punëtorëve në Republikën e Kosovës!