Lajme

Krasniqi: PDK, partia më e votuar në Kosovë!

10/24/2025 12:50
nga:Y I

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se PDK është partia më e votuar në Kosovë.

Krasniqi tha se kjo u tregua në zgjedhjet lokale.

“PDK – Partia më e votuar në Kosovë!Pas përfundimit të numërimit të votave nga KQZ, me mbi 187,500 vota, qytetarët e Kosovës folën qartë edhe në këto zgjedhje lokale: besimi, organizimi dhe vizioni i Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillim kanë fituar sërish”, theksoi ai.

Ai ka shtuar se “Ky rezultat është dëshmi e punës sonë të përbashkët, e çdo kandidati, anëtari, aktivisti dhe qytetari që beson se Kosova mundet ma mirë”.

“Faleminderit për çdo votë. Faleminderit për besimin tuaj. Puna jonë vazhdon. Në çdo komunë, për çdo qytetar”.

Postimi i plotë: