Lajme

Krasniqi pas vdekjes së Xhavit Ferizit: Do të kujtojë përherë si luftëtarin e paepur të lirisë

03/19/2024 11:16
nga:G B

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e ish-pjesëtarit të sigurimit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Xhavit Ferizi, i njohur me nofkën “Raketë”.

Në një deklaratë në Facebook, Krasniqi ka theksuar kontributin e Ferizit si një koleg unik dhe luftëtar i paepur të lirisë.

“Lamtumirë Raketë! Jam pa fjalë me ikjen tënde të hershme. Do të të kujtoj përherë si mikun e mirë dhe kolegun unik. Si luftëtarin e paepur të lirisë – që në luftë dhe në paqe e kishte të hekurt vendosmërimë. Do të na mungosh shumë, mik i dashur,” ka shkruar Krasniqi.

“Ngushëllimet më të thella familjes Ferizi, miqve dhe bashkëpunëtorëve.  Prehu në paqe, Xhavit Ferizi!”, ka shkruar tutje kreu i PDK-së.

Xhavit Ferizi, i njohur si “Raketë”, ishte një ish-pjesëtar i sigurimit të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ishte i njohur për afërsinë e tij me ish-presidentin Thaçi.

Pothuajse në të gjitha pamjet ku shihej ish-presidenti Thaçi, ai shihej në shoqërinë e “Raketës”.

Ai ishte figurë e njohur e UÇK-së në zonën e Drenicës.