Lajme

Krasniqi pas takimit me Ramën: U pajtuam për nevojën e një dinamike të re politike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

02/10/2022 15:52
nga:Q R

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se takimet e tyre janë gjithmonë vëllazërore, shkruan Gazeta Blic.

Krasniqi në ‘Facebook’, ka shkruar se në këtë takim kanë diskutuar për ndërtimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe pët thellimin e bashkëpunimit institucional.

Postimi i plotë:

Takimet tona, më shumë sesa zyrtare, gjithmonë kanë qenë miqësore e vëllazërore. Edhe sot, në vizitën time të parë zyrtare në Shqipëri në cilësinë e Kryetarit të PDK-së, kisha kënaqësinë të takoj Kryeministrin Edi Rama, për një drekë pune.

Me Kryeministrin Rama diskutuam për ndërtimin e mëtutjeshëm të raporteve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe pët thellimin e bashkëpunimit tonë institucional. Të dy u pajtuam për nevojën e një dinamike të re politike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, për të përshpejtuar proceset dhe marrëveshjet e dakorduara më parë.

Me Kryeministrin Rama diskutuam edhe për rolin dhe faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan dhe për procesin e integrimit euro-atlantik të të dy shteteve tona.
Kosova dhe Shqipëria janë me fat që kanë mbështetjen e pakushtëzuar të njëra-tjetrës, në rrugën përpara drejt zhvillimit dhe integrimit.

Behgjet Pacollit i refuzohet një padi, e bënë “tokë të zezë” sistemin gjyqësor në vend