Lajme

Krasniqi pas skandalit në KEK: Vetëfundosje në korrupsion!

04/19/2023 19:28
nga:Genita C

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas lajmit të fundit ku krimet ekonomike bastisën KEK-un dhe u arrestua kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Nagip Krasniqi, raporton GazetaBlic.

Krasniqi përmes një shkrimi në “Facebook” ka ironizuar me partinë në pushtet duke thënë: “Vetëfundosje në korrupsion”.

Ndryshe, reagime të shumta kishte edhe nga deputetët e kësaj partie opozitare duke kritikuar në masë të madhe qeverisjen e Albin Kurtit.

Shqipe Pantina e LDK-së: Ani thojshin Qeveri pa skandale

Bajrami: Çka po ndodhë në KEK? Punë dhe drejtësi ishte sllogani

Avdullah Hoti: Mashtruesit, thonin e kemi ndalur gjakderdhjen financiare por tek KEK u paska rrjedhur shumë!