Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në marshin për drejtësi, raporton GazetaBlic.
Krasniqi përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se të gjithë ata që dolën sot në këtë marsh, i dhanë pamje emocionuese Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Nga zemra, ju jam mirënjohës gjithsecilit prej jush, që me ndërgjegje të lartë patriotike e kombëtare, me vetëdije të lartë qytetare e shtetërore, bashkë me familjet tuaja marshuat për drejtësi, për t’ia dhënë një pamje kaq emocionuese Kosovës!


