Lajme

Krasniqi pas aderimit të Hasanit: Një vlerë e shtuar për PDK-në

12/07/2025 13:34
nga:G B

Ish-kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka reaguar pas aderimit në këtë parti të ish-kryetarit të KOK-ut, Besim Hasani.

Krasniqi shpalosi kujtime sa shërbeu si ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e ku në atë kohë kishte punuar ngushtë me Hasanin, për ta nxjerrë sportin e Kosovës nga izolimi.

“Pranimi i Kosovës në familjen olimpike botërore ishte vetëm hapi i parë. Medaljet e para olimpike që erdhën më pas plotësuan ëndrrën e një gjenerate të tërë dhe i dhanë kuptim çdo përpjekjeje, çdo udhëtimi dhe çdo sakrifice të bërë ndër vite”, tha Krasniqi.

“Sot, jam shumë i lumtur që Besimi i bashkohet ekipit tonë, duke sjellë përvojën dhe energjinë e tij në shërbim të një Kosove ma të mirë”, theksoi ai.

“Një vlerë e shtuar për PDK-në. Një hap përpara për Kosovën. Mirë se vjen, Besim”, shtoi ish-kreu i PDK-se.