Lajme

Krasniqi: “Pa Asociacionin e komunave me shumicë serbe Kosova mbetet e ndarë dhe përfundon si shtet i dështuar”

08/08/2023 11:56
nga:N K

Publicisti Milazim Krasniqi, përmes një postimi në rrjetet sociale ka folur lidhur me çështjet politike në vend. Ai ka thënë se Asociacioni duhet të bëhet, dhe se pa përkrahjen e SHBA-ve, BE-së dhe NATO-së, Kosova e ka të vështirë.

“Vetëm Asociacioni mund ta hap procesin e vështirë të integrimit të serbëve. Suksesi i integrimit të tyre nuk është i garantuar as me formimin e Asociacionit”, ka shkruar Krasniqi.

“Në atë rast e garantuar është përkrahja e SHBA-së, BE-së dhe NATO-s. Ajo përkrahje mbetet jetike për suksesin e Kosovës si shtet. Pa atë përkrahje Kosova as nuk mbijeton”, ka thënë tutje Krasniqi.