Lajme

Krasniqi: Nuk e di a ka Kurti fytyrë që t’u dalë përpara familjarëve të të pagjeturve

08/09/2023 21:24
nga:Y I

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Kurti i ka harruar personat e pagjetur.

Krasniqi tha se i njëjti erdhi në pushtet me zotimet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur por sot i ka harruar ata dhe dhimbjet e nënave.

Ajo tutje shton “Për me keq, ka nisur t’i rehatoj në funksione shtetërore individ që shërbyen nën uniformat ushtarake serbe”, raporton Gazeta Blic.

“Nuk e di a ka fytyrë që t’u dalë përpara familjarëve të pagjetur” shkruan Krasniqi.

Reagimi i plotë: