Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim ka thënë se një lider politik që nuk e konsideron urgjente konstituimin e Kuvendit të Kosovës përbën një sinjal alarmi për demokracinë
Në një postim në Facebook, ai kështu është shprehur pas deklaratës që pati sot kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, se në takimin e liderëve të partive politike me presidenten Vjosa Osmani, Albin Kurti, kishte thënë se nuk ka urgjencë konstituimi i Kuvendit.
“Një lider politik që nuk e konsideron urgjente konstituimin e Kuvendit përbën një sinjal alarmi për demokracinë. Kjo tregon mungesë të qartë të vullnetit për kontroll demokratik dhe respekt për ndarjen e pushteteve. Një tendencë e qartë për përqendrimin e pushtetit në duart e ekzekutivit” shkruan Krasniqi raporton “Gazeta Blic”.
Reagimi i plotë:
Një lider politik që nuk e konsideron urgjente konstituimin e Kuvendit përbën një sinjal alarmi për demokracinë. Kjo tregon mungesë të qartë të vullnetit për kontroll demokratik dhe respekt për ndarjen e pushteteve. Një tendencë e qartë për përqendrimin e pushtetit në duart e ekzekutivit.