Lajme

Krasniqi niset për SHBA: Në Bruksel zhvillova takime produktive

11/15/2022 20:54
nga:Genita C

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton GazetaBlic.

Këtë e bëri të ditur përmes një shkrimi në “Facebook”, ku thotë se gjatë takimeve në Bruksel zhvilloi takime produktive.

“Pas dy ditëve me takime të shumta dhe produktive, përfundova vizitën zyrtare në kryeqytetin e Evropës – në Bruksel. Tani jam rrugës për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të tjera takime të rëndësishme, në shërbim të Republikës së Kosovës!”, shkroi Krasniqi.