Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi, ka njoftuar se ka marrë pjesë në konferencën parlamentare me temë “Roli i Parlamenteve në Procesin e Berlinit”, e bashkëorganizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe projekti Diplomacia parlamentare, raporton Gazeta Blic.
Krasniqi ka theksuar se Kosova është një vend demokratik i cili përqafon parimet e shtetit të së drejtës.
“Aty theksova se Republika e Kosovës është një vend demokratik i cili plotësisht përqafon parimet e shtetit të së drejtës dhe mbesim thellësisht të përkushtuar në rrugëtimin integrues evropian, por edhe për orientimin perëndimor euro-atlantik dhe të rreshtuar me ShBA-të, shtetet e NATO-s dhe me BE-në. Në fund të takimit u dakorduan me një deklaratë të përbashkët që të avancojnë edhe më tej bashkëpunimin ndërparlamentar në kuadër të procesit të Berlinit” shkruan Krasniqi raporton Gazeta Blic.
Njoftimi i plotë:


