Lajme

Krasniqi nga Skenderaj: Mungesa e Thaçit, padrejtësi e madhe

03/18/2025 11:55
nga:G B

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkuar për homazhe për Haxhi Thaçin, babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi.

E pas homazheve, Krasniqi tha se është e padrejtë, papranueshme dhe e paarsyeshme mungesa e Thaçit në varrimin e babait të tij.

“Është një humbje e cila bëhet edhe më e rëndë sidomos për shkak të mungesës së presidentit Thaçi, që nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait të tij”.

“Së paku në fund të jetës së bacës Haxhi, ai pati mundësi që ta shoh edhe njëherë, por besoj se është krejtësisht e padrejtë dhe e papranueshme dhe e paarsyeshme mungesa e presidentit Thaçi sot në varrimin e babait të tij”, është shprehur kreu i PDK-së.