Oda e Afarizmit të Kosovës pas njoftimit rreth masave të reja që pritet të hyjnë në fuqi pas pak, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që asnjë kufizim apo mbyllje totale e bizneseve, të mos bëhet pa përkrahje paraprake financiare, shkruan Gazeta Blic.
Sipas Skender Krasniqit drejtor i Odës së afrizmit të Kosovës sektori privat si pasojë e pandemisë dhe përkrahjes së mangët që është po përballet me vështirësi duke rrezikuar kështu jo vetëm humbjen e vendeve të punës por edhe mirëqenien dhe operimin e mëtejshëm të operatorëve ekonomik.
“OAK konsideron që është më se e rëndësishme që të gjinden mënyra për përkrahjen financiare të kompanive të cilat do të ndikohen direkt nga këto masa.OAK është ithtare e faktit që çdo masë duke përfshirë mbajtjen e maskave, distancën sociale e higjiena personale të respektohen në përpikmëri për mbrojtje të shëndetit publik, por që çdo vendim për mbyllje duhet të ketë mbështetje direkte për bizneset dhe punëtorët e tyre për humbjet që po u shkaktohen nga të njejtat duke i’u ndaluar të drejtën e punës.OAK konsideron që sektori privat aktualisht është shumë i rënduar si rezultat i pandemisë, andaj nuk ka kapacitete që të përballoj i vetëm pasojat e mëtutjeshme shkaktuar nga pandemia, ku si rezultat i mospërkrahjes financiare bizneset e kanë të pamundur që të mbajnë në punë numrin e të punësuarve që kanë pasur deri më tani”, ka thënë Krasniqi për Gazeta Blic.
Lexo edhe: Ndalohen pamjet, dasmat lejohen deri në këtë numër të personave – GazetaBlic


