Lajme

Krasniqi: Nepotizmin po e arsyetoni, 11 milionët po i arsyetoni, Gjykatën Speciale po e arsyetoni…

05/08/2021 15:28
nga:M K

Zyrtari i PSD-së, Frashër Krasniqi, ka thumbuar qeverinë Kurti dhe ata që po e mbrojnë atë.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Krasniqi ka thënë se mbushjen e bordeve me familjarë po e arsyetojnë, 11 milionë eurot po i arsyetojnë, arrestimet po i arsyetojnë e shumëçka tjetër, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe statusi i plotë.

Mbushjen e bordeve me familjarë e militantë po e arsyetoni.
11 milion euro për veriun, po i arsyetoni.
Arrestimet brutale të aktivistëve opozitar, po i arsyetoni.
Gjykatën Speciale po e arsyetoni.
Dialogun pa projekt, dhe Zajednicën, keni fillu me i arsyetu…
E vetmja gjë që paska ndryshu në këtë vend qenka Vetëvendosja. Asgjë tjetër.

LEXO EDHE:

Blerim Latifi: Jusuf Gërvalla ishte enverist, bindjet e tij politike dhe të LDK-së nuk përputhen në asnjë pikë

/GazetaBlic/