Kruyetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur në lidhje me zhvillimet e fudnit në KEK dhe arrestimin e ish-kryeshefit Nagip Krasniqi, raporton Gazeta Blic.
Krasniqi tha se në një vend normal pas arrestimit të kryeshefit për energji do të duhej që kryeministri të shkarkonte Bordin dhe kryeshefin.
“Unë konsideroj se tema per te cilën jemi mbledh eshtë jashtëzakonishte rendesishme për qytetarët e Kosovës. Sjelljet e shumicës, në çdo vend demokrat kur behet publik lajmi per arrestimin e shefit per energji, në atë moment nje kryeminister do te duhej të shkarkonte Bordin dhe atë kryeshef . Pa opozitën, duke i ik debatit, le që e mbron shokun dhe bashkëpartiakun Nagip Krasniqin, po sulmon dhe shantazhon sistemin e drejtësisë me emra”
“Për çka eshte arrestu, kepqerdorim te pozitës, ushtrim ndikimi etj. Ndoshta eshtë burrë i mirë, por mundet me qenë te shpija dhe në shoqëri, atje duhet me respektu rregullat .Ne po flasim per keqperdorimin e 72 milion euro, që kryetari i GP te PDK-së ua tregoi. Sikur te kishte qenë ky keqperdorimi i pare edhe qytetarët kishin patur tjetër qasje por ky është vazhdim i keqpërdorimeve të miliona eurove. LVV-ja kepërdorimet më të mëdha i ka bërë në sektorin e energjisë, me keto kanë patur mundësi të bëhen disa gjëra shumë të mëdha në komuna të ndryshme” tha Krasnqi raporton Gazeta Blic.


