Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur falënderime dhe optimizëm pas një tubimi në lagjen Ulpiana të Prishtinës, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se ky ishte një moment i veçantë, pasi Ulpiana, vendi ku ai është rritur dhe ka kryer shkollën fillore, u bashkua njëzëri për një të ardhme më të mirë.
Krasniqi falënderoi me emocion qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme, duke u angazhuar për vazhdimin e punës për një të ardhme më të mirë.