Lajme

Krasniqi në Tiranë: Intensifikimi i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri duhet të jetë prioritet shtetëror

02/10/2022 12:16
nga:N M

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri ka takuar sot Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi tha se me Kryetaren Nikolla kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë dhe për mundësinë e krijimit të platformave të përbashkëta të veprimit.

“Partia Demokratike e Kosovës e konsideron prioritet shtetëror intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërise, në të gjitha fushat, andaj do të vazhdoj të luaj rol qendror në këtë drejtim. Dy shtetet tona duhet të jenë bashkë e më të forta, në rrugën e integrimit euro-atlantik”, theksoi Kransiqi.

Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve i kërkon Prindonit të mos bëhet si Trumpi