Lajme

Krasniqi në takim me diplomatët evropianë, u kërkon heqjen e masave ndaj Kosovës

02/22/2024 14:52
nga:N K

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot në selinë e PDK-së shefin e zyrës së BE-së, ambasadorin Tomas Szunyog, ambasadorin e Francës, Olivier Guerot, zëvendësambasadorin e Gjermanisë, Matthias Conrad dhe zëvendësambasadorin e Italisë, Ugo Ferrero.

Krasniqi tha se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend.

Ai theksoi se diplomatëve evropianë u ka shprehur shqetësim në lidhje me situatën politike në vend, derisa ka kërkuar heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.

“Diplomatëve evropianë u shpreha shqetësimin tim në lidhje me situatën e vështirë politike dhe ekonomike në të cilën ndodhet vendi. Nga ta, para se gjithash, kërkova që të ndihmojnë në heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Republikës së Kosovës. Qytetarët tanë nuk duhet të vuajnë pasojat e një Qeverie të papërgjegjshme dhe jobashkëpunuese”, tha Krasniqi.

Më tej, i pari i PDK-së tha se partia e tij do të angazhohet seriozisht dhe të luaj rol konstruktiv në procesin e integrimit euro-atlantik të vendit.Tëvë1