Lajme

Krasniqi në mbrojtje të Musliut: Linçimi ndaj saj tregon ligësinë e atyre që shprehin racizëm kulturor e rajonal

03/05/2023 08:36
nga:G B

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas sulmeve ndaj deputetes Ganimete Musliu, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se linçimet ndaj saj tregojnë ligësinë e atyre që shprehin racizëm kulturor e rajonal, por që nuk mund ta cenojnë lirinë e mendimit dhe shprehjes së saj asnjëherë.

“Linçimi ndaj Ganimete Musliut tregon ligësinë e atyre që shprehin racizëm kulturor e rajonal, por asnjëherë nuk mund të cenojë lirinë e mendimit dhe shprehjes së saj”, ka shkruar ai në Facebook.