Lajme

Krasniqi: Në Gjermani mbajtëm Kuvendin e parë zgjedhor, Shahin Dervishaj u zgjodh Kryetar i Degës së PDK-së

07/07/2024 19:11
nga:G C

Kryetari i Partisë Demokratike së Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë të ditur se në Gjermani kanë mbajtur Kuvendin e parë zgjedhor.

Teksa njofton se Shahin Dervishaj u zgjodh me unanimitet Kryetar i Degës së PDK-së parë, nga gjashtë sa kanë në këtë shtet.

“Edhe ky Kuvend, sikur në të gjitha shtetet e tjera ku i kemi themeluar deri tash degët tona në mërgatë, rikonfirmoi mobilizimin e madh dhe rritjen e pandalshme të Partisë Demokratike të Kosovës kudo ku jetojnë bashkëatdhetarët tanë,” shkruan Krasniqi.

Krasniqi ka falënderuar mërgimtarët për angazhimin dhe mbështetjen e Këshillit Iniciues dhe Komisonit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë që sipas tij “rezultoi me një organizim të shkëlqyeshëm të këtij Kuvendi, që zgjodhi edhe Këshillin Drejtues të Degës.”

“Në misionin tonë për ta kthyer Kosovën në rrugën e duhur dhe të denjë për ëndrrat e fëmijëve tanë – do të jemi gjithmonë bashkë,” shkruan Krasniqi.