Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në 16-vjetorin e vrasjes së Triumf Rizës, e kujton duke thënë se e ka karakterizuar afërsia njerëzore dhe karakteri i fortë, raporton Gazeta Blic.
“Karakteri i fortë, vullneti i hekurt, përkushtimi serioz, por edhe afërsia njerëzore – e kanë karakterizuar gjithmonë Triumf Rizën, edhe gjatë shkollës së mesme, në të cilën ishim bashkë”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje ka theksuar se 16 vite më parë u vra padrejtësisht dhe se akoma nuk është vënë drejtësia në vend për rastin e tij.
“Me 30 gusht të vitit 2007, saktësisht 16 vite më parë, Triumfi u vra pabesisht dhe tinëzisht, duke na lënë përherë të pikëlluar të gjithëve, e veçmas familjen e tij. Edhe sot e kësaj dite, drejtësia për Triumfin nuk e ka marrë epilogun e pritur”.
“Do të të kujtojmë përherë, shok i dashur”, përfundoi Krasniqi.


