Vetëvendosje është dashur ta dijë se ndalimi i Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje nuk mund të bëhet me një audio-incizim të Sami Kurteshit që e lëshon nga telefoni në një mbledhje të KQZ-së.
Partitë politike mund të ndalohen nga pjesëmarrja në zgjedhje vetëm përmes vendimeve të gjykatave, kur të dëshmohen lidhjet e tyre (jo të individëve) me pjesëmarrje në akte terroriste.
VV, duke pasur kontroll të plotë mbi institucionet e shtetit, ka pasur mundësinë ta bëjë këtë nëse do ta kishte seriozisht.
Përdorimi i këtyre rasteve për qëllime të fushatës zgjedhore vetëm sa e forcon argumentin e Serbisë dhe rrit frikën e ndërkombëtarëve se Kosova nuk është e aftë të mbrojë të drejtat e pakicave etnike.
Ky është dëmi më i madh që mund t’i shkaktohet Kosovës dhe sovranitetit të saj.