Frashër Krasniqi nga PSD-ja ka kërkuar shkarkimin e ministrit Murati, raporton GazetaBlic.
Sipas tij, nuk duhet të ketë një ministër të tillë që mendon se mercenarët vlejnë më shumë se veteranët e UÇK-së.
“Nuk ka kuptim të ketë ministër në Kosovë që mendon se mercenarët vlejnë më shumë se sa luftëtarët e lirisë. Duhet të shkarkohet menjëherë!”, shkroi Krasniqi në “Facebook”.
Ndryshe, edhe kreu i PSD-së Dardan Molliqaj po kërkon dorëheqjen e Muratit.
“Hekuran Murati s’mund të jetë ministër i një Kosove të çliruar prej UÇK-së. Ministër Murati, dorëheqje!”, shkroi Molliqaj sipër fotos.
Molliqaj publikon numrin personal të Hekuran Muratit, kërkon me ngulm dorëheqjen e tij


