Lajme

Krasniqi: Mos pjesëmarrja jonë në seancën e nesërme ka arsyeshmëri të plotë

11/19/2025 00:01
nga:Sh R

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Arbreshë Krasniqi, ka kritikuar thirrjen e seancës për votimin e buxhetit, duke theksuar se ajo është bërë pa konsultime të mjaftueshme dhe nuk pasqyron seriozitetin që kërkohet.

Krasniqi e konsideroi këtë veprim si një injorim të plotë të të gjitha subjekteve politike dhe qytetarëve të Kosovë

“Mos pjesmarrja jonë në këtë seancë ka arsyeshmëri të plotë, është vazhdim i talljes me të gjithë qytetarët. Është injorim për të gjithë shtetin e Kosovës. Duhet të ketë dakordim të subjekteve politike”.

“Por në këtë mënyrë duke anashkaluar rregulltat e punës ëë Kuvendit të Kosovës dhe formën se si është thirru, prandaj edhe Nisma nuk ka votë për nesër në ora 11:00” , tha Krasniqi.