Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në tubimin e kësaj partie në Ferizaj tha se kryetarët e komunave që vijnë nga radhët e PDK-së janë bërë model i qeverisjes së mirë.
Krasniqi shtoi se ky model transformues do ta bartin në qendër me Bedri Hamzën Kryeministër.
“Sot jemi krenar me punën e të gjithë kryetarëve të komunave tona që vijnë nga radhët e PDK’së, sepse janë bërë model I qeverisjes së mirë. Model i cili vërtet është formësuar këtu në Ferizaj me kryetarin Agim Aliun për ta sjellë atë mentalitet qeverisës transformues për të mirën e qytetarëve dhe të cilin do tia japim Kosovës pas datës 9 shkurt kur PDK dhe Bedri Hamza do të jenë në krye të Qeverisë”, tha ai raporton “Gazeta Blic”.