Albert Krasniqi nga ‘Demokracia Plus’ ka bërë një rezyme të qeverisjes dyvjeçare të Kurtit, raporton Gazeta Blic.
Krasniqi ka thënë se kjo kohë është e mjaftueshme për të kuptuar modelin e qeverisjes.
Ai tha se modeli i qeverisjes së Kurtit është model i stagnimit, ndalje të investimeve, centralizim i pushtetit, sulm ndaj mediave etj.
“Modeli i qeverisjes së Kurtit është model i stagnimit. Menaxhim administrativ i punëve të përditshme të shtetit, pa synimin për zhvillim. Rritje të lëmoshës, pa përmirësuar mirëqenien. Ndalje të investimeve nga frika e korrupsionit, e humbje më të mëdha nga mosveprimi. Kapje në emër të ç’kapjes së institucioneve të pavarura. Centralizim të pushtetit dhe sulme ndaj mediave.Për Kurtin ndryshimi i madh nuk është në qeverisje, por në rezultatin e fitores së 14 shkurtit. Kjo e ka përmbushur. Këtu ka ngecur” shrkuan Krasniqi raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
Kryeministri Kurti tashmë ka dy vite që është në krye të Qeverisë. Përafërsisht kaq kohë kanë pasur për të qeverisur kryeministrat para tij brenda një mandati. Kjo është periudhë e mjaftueshme për të kuptuar modelin e qeverisjes dhe ndjekur trajektoren e progresit.
Modeli i qeverisjes së Kurtit është model i stagnimit. Menaxhim administrativ i punëve të përditshme të shtetit, pa synimin për zhvillim. Rritje të lëmoshës, pa përmirësuar mirëqenien.
Ndalje të investimeve nga frika e korrupsionit, e humbje më të mëdha nga mosveprimi. Kapje në emër të ç’kapjes së institucioneve të pavarura. Centralizim të pushtetit dhe sulme ndaj mediave.
Për Kurtin ndryshimi i madh nuk është në qeverisje, por në rezultatin e fitores së 14 shkurtit. Kjo e ka përmbushur. Këtu ka ngecur!


