Lajme

Krasniqi më Tahirin e Ismailin në Hagë: I bindur se ata do të dalin fitimtarë edhe në këtë betejë të fundit

04/03/2023 08:53
nga:G B

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkuar në Hagë për të përcjellë nga afër fillimin e procesit gjyqësor të ish krerëve të UÇK-së, bashkë me Abelard Tahirin e Uran Ismailin.

Ai ka thënë se është i bindur se edhe në këtë betejë të fundit, ata do të dalin fitimtarë.

Postimi i tij i plotë:

Krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja, bashkë me Uranin e Abelardin, jam sot në Hagë për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë.

Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë.