Lajme

Krasniqi: Me qeverisjen e LDK-së, bizneset si “Timber Home” do të kenë mbështetje konkrete për punësime

20 ditë më parë
nga:G C

Kandidatja e LDK-së për deputete, Rrezarta Krasniqi ka vizituar kompaninë “Timber Home”, raporton GazetaBlic.

Krasniqi e përshkruan “Timber Home” si kompani që është e krijuar në kohë sfidash dhe sot, punëson rreth 60 persona.

Tutje, Krasniqi shton se me qeverisjen e LDK-së, bizneset e tilla do të kenë mbështetje konkrete për të rritur prodhimin, eksportin dhe mundësitë e reja të punësimit.

E plotë:

“Timber Home” – Shembull i suksesit dhe vizionit në Vushtrri!

Një kompani që u krijua në kohë sfidash dhe sot punëson rreth 60 njerëz, duke dëshmuar fuqinë e sipërmarrjes dhe përkushtimit. Me qeverisjen e LDK-së, bizneset si “Timber Home” do të kenë mbështetje konkrete për të rritur prodhimin, eksportin dhe mundësitë e reja të punësimit! 📈