Kandidatja e LDK-së për deputete me numrin 36, Rrezarta Krasniqi, ka shpërndarë një mesazh ku thekson se familja është forca e saj dhe se, së bashku me miqtë dhe familjarët, ka nisur rrugën e ndryshimit për shtetin e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ajo e nënvizon se krenaria për trashëgiminë e profesorit të ndjerë Hajzer Krasniqi, nga fshati Begaj, e udhëheq këtë angazhim për një të ardhme më të mirë.