Lajme

Krasniqi: Me këtë rezultat ruhet demokracia në Kosovë dhe hegjemonia e një subjekti është e pamundur

02/10/2025 22:34
nga:G B

I ftuar në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, Albert Kransiqi ka thënë se Albin Kurti nuk është fitues i zgjedhjeve.

Pasi siç shprehet ai, fitues është ai që arrin ta formojë qeverinë.

“Pavarësisht se z. Kurti është i pari, ky rezultat është humbës, për shkak se nuk arrin që me këtë gjuhë ta formojë qeverinë. Fitues është ai që arrin me formu shumicë në një sistem parlamentar, ne e kemi kërku me votë, që asnjë qeveri e vetme të krijojë qeveri.

Ndërkaq, ai tutje shtoi se koalicioni është rezultat i mirë për demokracinë, pasi hegjemonia e një subjekti është e pamundur.

“Koalicioni është rezultat i mirë për demokracinë. Me këtë rezultat ruhet demokracia në Kosovë dhe hegjemonia e një subjekti është e pamundur”, tha Krasniqi, transmeton Klankosova.tv