Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur në lidhje me fillimin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë raporton Gazeta Blic.
Krasniqi tha se ish-udhëheqësit e UÇK-së nuk janë aty si emra të përveçem por si perfaqesues të një epoke historike.
Ai tutje tha se me e cilësu një lëvizje çlirimtare si ndërmarrje të përbashkët kriminale është fyerje për popullin shqiptar.
“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniq dhe Rexhep Selimi nuk jane aty si emra te perveçem por si perfaqesues te nje epoke historike. Aty është UÇK-ja duke u gjyku. Me e qujt një lëvizje çlirimtare si ndërmarrje të përbashkët kriminale është fyerje për secilin prej nesh, për popullin shqiptar, është inkrimin edhe për NATO-n sepse ka qenë në mbrojtje të popullit shqiptar. Jam shumë optimist në konfirmin e pafajësisë dhe në çiltërsinë e luftës” tha Krasniqi në T7 raporton Gazeta Blic.


