Lajme

Krasniqi: Maskat po bien, mashtrimi dhe hajnitë po u dalin çdo ditë në shesh – Drejtësia mund të vonoj por asnjëherë nuk harron

11/12/2025 09:45
nga:Sh R

Ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, thotë se maskat po bien, dhe hajnitë po u dalin çdo ditë në shesh, raporton GazetaBlic.

Krasniqi ka ndarë një pjesë nga raportimi i ish-Ministrës Rozeta Hajdari në Komisionin për Intergrime Evropiane, ku thotë se Hajdari dhe ata që abuzuan me rezerva shtetërore janë strukur dhe nuk po flasin për vjedhjen masive në magjen e shtetit.

Postimi i plotë:

Maskat po bien 🎭

Mashtrimi dhe hajnitë po u dalin çdo ditë në shesh. Kanë mashtruar qytetarët, kanë mashtruar edhe në raportimin e tyre në Komision Parlamentar.

Kjo Ministre dhe ata që abuzuan me rezerva shtetërore janë strukur dhe nuk po flasin për vjedhjen masive në magjen e shtetit.

Drejtësia mund të vonoj por asnjëherë nuk harron.

*Pjesë nga raportimi i ish-Ministres Rozeta Hajdari në Komisionin për Integrime Evropiane.